Maloku për vendimin e Pantiqit: Është shqetësim çfarëdo që del nga goja e pushtetit - NACIONALE

Maloku për vendimin e Pantiqit: Është shqetësim çfarëdo që del nga goja e pushtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovë (KPK), Jetish Maloku ka komentuar vëndimin për lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit, Dejan Pantiq.

Teksa u pyet se si e sheh që Pantiq nuk u arrit të transferohej në Prishtinë, pas kërkesës së prokurorit të rastit, tha se nuk mendon që Prokuroria është përgjegjëse.

Ai ka thënë se institucionet përkatëse duhet që ta sigurojnë personin në fjalë.

Në aspektin e mos-arritjes së të dyshuarit, nuk mendojmë se është përgjegjës Prokuroria. Janë institucionet përkatëse që duhet ta sigurojnë personin në fjalë. Duhet t’i pyetni të tjerët”, ka thënë ai,

Ai gjithashtu tha se kanë reaguar për të njëjtën gjë, ndonëse tha se në atë reagim kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Sa i përket reagimeve, ju e keni pranuar reagimin tonë. Aty kemi shprehur shqetësimin dhe çfarëdo ndërhyrje nga pushteti apo nga përfaqësuesit e pushtetit, qoftë në KPK apo KGJK. S’do t’i shtoja asgjë tjetër atij reagimi. Ka qenë dhe është shqetësim çfarëdo ndërhyrje që del nga goja e pushtetit”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Ndryshe, Polici Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor në vendkalimin administrativ Jarinje dhe është ende në paraburgim, do të lirohet për t’u mbrojtur në arrest shtëpiak, i është konfirmuar Nacionales nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital, sipas B92, ku do të monitorohet gjendja e tij e përgjithshme, duke qenë se ka qëndruar gati tri javë në Jarinje, në bazën e Policisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zëvendësimin e masës së Sigurisë nga Paraburgimi në arrest shtëpiak. Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe Dejan Pantiq duke e zëvendësuar masën nga paraburgimin në arrest shtëpiak”, ka thënë për Nacionalen Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Lajme të ngjashme