Mallëngjehet Peci: Isha jashtë Kosovës, nga aeroplani e pashë Mamushën dhe m’u bë zemra mal
Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se “i është bërë zemra mal” kur nga aeroplani ka parë Mamushën, që sipas tij ka fituar më së shumti grante për ndertimin e serave.
Ai në Dpt te Fidani u shpreh:
“Para 2-3 ditëve isha jashtë Kosovës, aeroplani u fut në territorin e Kosovës diku përmbi liqenin e Radoniqit në pjesën e djathtë, e pash Mamushën edhe mu bo zemra mal. Në Mamushë, në mandatin tem, është komuna që ka përfitu më së shumti grante, ku janë ndërtu mbi 500 hektarë me sera”.