Maliqi për krizën: Sikur budallallëku të ishte burim energjie, do ta furnizonim krejt Evropën - NACIONALE

Maliqi për krizën: Sikur budallallëku të ishte burim energjie, do ta furnizonim krejt Evropën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i njohur politik me emrin Agon Maliqi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me krizën energjetike që tashmë ka shpalosur veten në pikë të verës në Kosovë.

Reduktimet do të jenë 6 me 2, por Maliqi ia ka bërë – kushtimisht thënë – 8 me 2 Qeverisë Kurti II që kishte refuzuar projektin e gazit amerikan.

“Projektet me qymyr sot nuk t’i financon më kush, ndërkohë Kosova i refuzon edhe ato me gas, gjithmonë fisnike në pritje të tranzicionit në burime të gjelbra, duke e lënë veten në mëshirë të fatit dhe tregtarëve të energjisë në periudhën e ndërmjetme”, është shprehur z. Maliqi.

Maliqi ka shprehur dyshime edhe se do të ketë ardhje të investitorëve të huaj pas fjalëve të kryeministrit Kurti që shtronin mundësinë e një lufte të re në vendin tonë.

“Sikur budallakia dhe naiviteti të ishin burim energjie, sot ne e furnizonim gjithë Evropën”, ka komentuar Maliqi.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar:

Lajme të ngjashme