Maliqi ironizon me ‘skicën’ e deputetit të VV-së: Të vendoset në kornizë, të ruhet për Muzeun e Çmendurisë Kolektive
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas një fotografie të publikuar nga deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, i cili sulmoi mediat pasi Nacionale publikoi përgjimet Kusari-Simiq.
Maliqi ka ironizuar duke thënë se në skicën e publikuar nga ai, nuk u përfshi shoqëria civile.
“Për me i ndihmu hulumtimeve të këtij gjeniu po i them se jemi aty diku në mes të fondeve Soros dhe BIA por edhe me lidhje të drejtpërdrejt me Batonin, Beratin edhe Klanin, se ashtu i kemi udhëzimet.” – ka thënë tutje ai.
Veç kësaj, Maliqi ka thënë se “në momentin që deputeti i bën këto plotësime, do ta vendos në kornizë për të ruajtur si thesar kur të themelohet Muzeu i Çmendurisë Kolektive”.