Lutfi Haziri shkruan diçka: 28 dhjetori të jetë mësimi që kur nuk zbatohet vullneti i popullit lëndohet demokracia
Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruar diçka në terma të përgjithshëm.
Tha se 9 shkurti dhe 28 dhjetori “të jenë mësimi” se “lëndohet demokracia” kur nuk zbatohet vullneti i popullit.
Postimi i plotë:
Kuvendi i Republikës pas betimit të deputetëve po e rikthen rolin e tij kushtetues në legjislaturën e 11-të. Populli i Kosovës me 7 qershor ka vendosur. Tani është koha që ne, të zgjedhurit e tyre, ta zbatojmë këtë vullnet.
9 shkurti e 28 dhjetori të jenë mësimi se, kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia. Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare.
LDK, besë e shpresë për Republikën!