Lushtaku: Pushteti është misionar për degjenerimin dhe shkatërrimin e vlerave kombëtare dhe fetare
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi që seancën e Kuvendit sot është miratuar projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Lushtaku ka thënë se përmes këtij projektligji mundësohet dhe legjitimohet që nënat të lindin fëmijë, e fëmiu të rritet e të mos e di kush është babai i tij.
Tutje ka thënë se kjo është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë.
“Në seancën e sotme u votua projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, përmes të cilit mundësohet dhe legjitimohet që nënat të lindin fëmijë, e fëmiu të rritet e të mos e di kush është babai i tij. Kjo për mendimin tim është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë.” – ka thënë Lushtaku.
Ai tutje ka shtuar se “këta pushtetar janë misionar të qëllimit për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare.”
