Lushtaku: Presidenti turk tha se Turqia do ta mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat - NACIONALE

Lushtaku: Presidenti turk tha se Turqia do ta mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka shpërndarë një fotografi nga takimi me presidentin turk,Rexhep Tajip Erdogan.

Lushtaku së bashku më disa deputet nga të gjitha partitë e Kosovës, kanë marrë pjesë në një seancë të Parlamentit turk.

Ai tha se presidenti turk i premtoi mbështetje popullit të Kosovës në të gjitha fushat.

“Turqia do të vazhdoj të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat", ka thënë Erdogan transmeton Lushtaku.

Deputeti i PDK-së, tha se roli i Presidentit Erdoğan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

"Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdoğan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan", tha ai.

Lajme të ngjashme