Lushtaku: Askush prej deputetëve të PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit - NACIONALE

Lushtaku: Askush prej deputetëve të PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka bërë me dije se asnjë deputet i kësaj partie nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetar të Kuvendit.

Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së për kandidaturën e Haxhiut është i qartë.

“Ne vazhdimisht jemi në komunikim me të gjithë kolegët deputetë dhe me gjitha strukturat e partisë dhe qëndrimi jonë është i qartë. Çdo deputet i PDK-së e ka bërë të qartë që s’e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe nuk ka asnjë bashkëpunim me LVV-në”, ka deklaruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme