Lushi: Pushteti duhet t`i ndalë langonjtë që po vjellin në mediat sociale kundër republikanëve
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka ftuar institucionet e Kosovës që të përgatisin një strategji për mundësinë e ardhjes në pushtet të kandidati të republikave, Donald Trumpit.
Ai ka bërë me dije se pushteti aktual në Kosovë po anon vetëm nga Partia Demokratike.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar pushteti në Prishtinë duhet t`i ndalë militantet e tij në rrjete sociale që po vjellin verë kundër republikanëve.
“Shteti, qeveria dhe populli i Kosovës duhet të përgatisin strategjinë për mundësinë e ardhjes së Donald J. Trump si president i Amerikës. Pushteti në Prishtinë, duke u anësuar vetëm më Partinë Demokratike në Amerikë dhe duke mos i kontrolluar langonjtë e tij militanteskë në mediat sociale që kanë vjellur kundër Republikanëve, ka shkaktuar dëme dhe rrezik të madh për Kosovën. Rizgjedhja e Trump si president do të ndryshojë krejt gjeopolitikën në Europë dhe natyrisht në Ballkan. A është Kosova gati?”, ka shkruar Lushi.