“Luftë, luftë, luftë”, liderët e opozitës heshtin përballë deklaratave të Albin Kurtit për luftë - NACIONALE

“Luftë, luftë, luftë”, liderët e opozitës heshtin përballë deklaratave të Albin Kurtit për luftë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lufta është ritkhyer. Së paku në diskursin e kryeministrit Albin Kurti. Në një intervistë për Vecernji list, shefi i ezkekutivit kosovar ka folur përsëri për mundësinë e një lufte mes Kosovës e Serbisë. E kjo deklaratë, përsëri ka ngjallur reagime në Kosovë, ndonëse jo sikur deklaratat e Kurtit gjatë muajit korrik e gusht për të njëjtën temë.

Kësaj radhe, kryesisht reaguan analistët politikë, duke ofruar interpretime të ndryshme se pse Kurti vazhdimisht po flet për luftë. E krejtësisht të heshtur karshi këtyre deklaratave kanë mbetur tre liderët e opozitës, Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, asnjëri nga liderët opozitarë nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me këto deklarata të Kurtit, siç bënin herave të kaluara kur kryeministrit fliste për luftë.

Në fakt, një deklaratë e tillë nga ana e Kurtit, nuk është re, pasi që ka së paku 4 herë që në media ndërkombëtare ai flet për luftën e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Luftë, luftë, luftë…

Kryeministri Kurti, në muajt e fundit, ka ripërsëritur një deklaratë, që më shumë ngjanë në alarm. Ai ka theksuar vazhdimisht për mundësinë e një lufte mes Kosovës e Serbisë.

Së fundmi, në Vecernji list, Kurti shkoi një hap tutje. Ai tha se është papërgjegjësi të thuhet se s’do të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar, dhe në të njëjtën kohë, dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që kishin qenë, të quajtur ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllovene’”, shtroi një pyetje retorike z.Kurti.

Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj dhe dëshiron që Ballkani të vendoset si një alternativë ndaj Perëndimit demokratik”, vazhdoi Kurti.

Shefi i Qeverisë vuri theksin edhe tek “ëndrra për Kosovën si pjesë të Serbisë”, duke theksuar se pa shqiptarët nuk mund të ketë paqe.

Përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë”, vlerësoi z.Kurti.

Në fakt, kjo deklaratë nuk është e re pasi që Kurti vazhdimisht ka përmendur mundësinë e luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Të njëjta deklarata, Kurti kishte dhënë edhe në një intervistë për gazetën e njohur italiane “La Repubblica”, duke thënë se mundësia e luftës mbetet e lartë.

Nuk dua të them shumë i lartë, sepse këtu kemi kontigjentin e NATO-s, por sigurisht mbetet i lartë. Mbi të gjitha, jemi një demokraci që kufizohet me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të vogla, por tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë që u shënua në Ukrainë ishte rezultat i idesë së pansllavizmit që ka Kremlini. Nëse do ta kishim një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë mundësitë që një luftë e tretë të ndodhte në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në Kosovë, do të jenë të mëdha”, theksoi Kurti.

Ndërsa, në një intervistë dhënë Reuters, ai përmendi se mund të ketë një konflikt të ri, derisa shtoi se “ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar”.

Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, tha mes tjerash kryeministri.

Reagimet

Në fakt, deklarata e Kurtit ngjalli reagime në klubin e analistëve politikë.

Avdi Smajljaj shkroi se meqenëse Qeveria Kurti nuk po arrin të punojë, atëherë po flet për luftë.

Meqenëse tjetër s'po dimë, e po pritojmë me punu, e bëjmë najfarë lufte. Na ndihmon të tërheqim vëmendjen nga dështimet. Preokupimi i madh me e për luftën dihet simptom i ç'kaje e i kujt është. Rritja e panikës te qytetarët, krahas halleve të përditshme që kanë, me alarme të përditshme për lufta është e dëmshme.”, shkroi ai.

Ndërsa, analisti nga Londra, Afrim Haliti, ka thënë se videoinçizimi i kryeministrit Albin Kurti, ku thotë se nuk do të mbante armë, po e shtyen atë që të bëjë deklarata për një konflikt të mundshëm me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haliti ka thënë se pas luftës, Kurti ka tentuar që të paraqitet si një “maço mashkull”.

Historikisht është e njohur që lufta ka qenë gjithmonë një preokupim veçanërisht mashkullor, i mbështjellë me agresivitet dhe maskulinitet. Ajo bëhet preokupim edhe më prezent atëherë kur veç kemi një luftë në zhvillim e sipër siç është lufta aktuale në Ukrainë. Kjo njejtë sikurse agresiviteti që ne djemtë shprehnim si fëmijë menjëherë pasi që kishim dalë nga kinemaja ku kishim shiku Bruce Lee apo Rambon”, thotë mes tjerash analisti.

Ai ka përmendur edhe luftën në Ukrainë, duke thënë se atje një aktor, pra presidenti Zelensky, ka fituar simpati në të gjithë botën, ndërsa Kurti, është shndërruar pikërisht në komedian, duke aktruar luftën.

Sa do të kishte pasë qef të kishte popullaritetin e tij, por kryeministri jonë do ta donte luftën vetëm nëse të tjerët luftojnë për të, e që mundësisht ky ta shpallte edhe njëherë pavarësinë”, thotë në fund Haliti.

E pak më më i mirëkuptueshëm, çuditërisht, ishte Milazim Krasniqi, profesor i gazetarisë, dhe njëherit babai i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi. Ai theksoi se deklaratat e Kurtit nuk janë krejtësisht të pabaza, por sipas tij Kurti duhet të punojë në shamngien e luftës.

“Albin Kurti duhet të mbahet përgjegjës për tjetër gjë: ai e ka obligim ta shmang rrezikun nga planet serbe e ruse të luftës. Ajo është detyra e tij. Si fillim, duhet të gjejë rrugë ta shmang problemin e targave, sepse ai është kurth. Dhe të fokusohet te integrimi i serbëve dhe mbyllja me marrëveshje e çështjes së bashkësisë së komunave serbe, në pako me një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative.”, shkroi z.Krasniqi.

Lajme të ngjashme