Presidenti i Milanit: Pioli qëndron deri në fundin e sezonit - NACIONALE

Presidenti i Milanit: Pioli qëndron deri në fundin e sezonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i AC Milanit Paolo Scaroni nuk e ka konfirmuar vendimin për ta shkarkuar Stefano Piolin, por insistoi se ky i fundit do të qëndrojë deri në fundin e sezonit.

Scaroni komentoi sezonin e Milanit dhe të ardhmen e Piolit, me raportimet e shumta që do të shkarkohet në fundin e sezonit.

Fillimisht, presidenti i “Rossonerëve” tregoi se është i pakënaqur me rezultatet në derbi, ku me fitoren e fundit Interi u shpall zyrtarisht kampion.

“Ishte ditë e vështirë. Do të donim të fitonim ndaj Interit, kemi humbur shumë ndeshje radhazi ndaj tyre”.

“Sezoni nuk ka përfunduar dhe ne duhet të luftojmë për vendin e dytë. Ishte sezon i mirë, ndoshta jo i shkëlqyer por kemi pasur shumë lëndime prandaj duhet ta konsiderojmë këtë. Interi e meritoi titullin, prandaj urime përfshirë Marottan dhe Antonellon”.

I pyetur për të konfirmuar vendimin se Pioli do të shkarkohet në verë, Scaroni shtoi: “Jo, nuk e konfirmoj. Pioli është trajneri ynë dhe do të qëndrojë deri në fundin e sezonit”.

“Jam i sigurt se Pioli do të na ndihmojë të fitojmë ndeshjet që të përfundojmë në vendin e dytë. Pioli dhe drejtorët pastaj do ta diskutojnë të ardhmen, por do të doja t’iu ikja këtyre problemeve deri në fundin e sezonit”.

Përndryshe, gazetarët e besueshëm përfshirë Fabrizio Romanon kanë njoftuar se Pioli do të largohet në verë.

Lajme të ngjashme