Luan “fataliteti” pasi u prezantua nga Kurti: Në Kosovë bëhet mirë kur te shihni Luanin t’u ardhë prej diasporës
Gjatë tubimit në Gjakovë, kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar edhe kandidatin e VV-së për deputet, Luan Gacaferrin.
Ky me të dalë në skenë, ka treguar një histori, dhe atë se kur, sipas tij, bëhet mirë në Kosovë.
“Unë po e filloj pak ma ndryshe prej tjerve. Maj men jam kan dikun në moshën 4-5 vjeçare po e ves babëgjyshin kur vjen pranvera te na në Kosovë, tha kur t’i sheh dallendyshet në qiell.
Një ditë po më vet dikush prej familjes, tha kur ka me u ba mirë në Kosovë, thash në Kosovë bëhet mirë kur ta shihni Luanin t’u ardhë prej diaspores në Kosovë, edhe tjerët me Luanin” – tha ai.
Vlen të theksohet se Gacaferi, u komentua shumë kohëve të fundit pasi në një shkrim kishte përdorur fjalën “fatalitet”, duke e pasur në mendje – bazuar në kontekstin e përdorimit – fjalën “natalitet”.