Llazari që pretendon se u sulmua nga katër shqiptarë: S'më thanë asgjë, veç më rrahën e ma morën telefonin - NACIONALE

Llazari që pretendon se u sulmua nga katër shqiptarë: S'më thanë asgjë, veç më rrahën e ma morën telefonin

1 vit më parë

nga NACIONALE

15 vjeçari serb, Llazar Millutinoviq, që pretendon të jetë rrahur nga katër persona në Suhodoll në mëngjesin e sotëm ka thënë se nuk e ka të qartë arsyen pse është sulmuar.

Në këtë rast, siç raporton Kosovo-Online, është lajmëruar edhe Policia e Kosovës.

“Sot në mëngjes shkova në punë dhe më ndaloi një makinë, më thanë diçka në shqip, nuk e kuptova dhe vazhdova rrugën time. Ata dolën nga makina, më kapën dhe më pas më goditën me shqelma ku të mundnin, nuk më thanë asgjë, vetëm më rrahën dhe ma morën telefonin nga xhaketa,” – u shpreh Llazari.

Ai ka thënë që nuk ka pasur asnjëherë problem me fqinjtë shqiptarë.

Babai i Llazarit, Zllatibori, thotë se në polici i kanë thënë se do të bëhet gjithçka për të gjetur sulmuesit.

Lajme të ngjashme