“Listës Serbe i ka humbur fuqia” Bahtiri i bindur se nuk do të ketë trazira në veri - NACIONALE

“Listës Serbe i ka humbur fuqia” Bahtiri i bindur se nuk do të ketë trazira në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka komentuar hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim.

Bahtiri i ftuar në T7 ka thënë se pas kësaj nuk do të ketë trazira në veri, pasi sipas tij Listës Serbe i ka humbur fuqia.

Ai tutje është shprehur se Kosova e ka vendosur rendin dhe ligjin edhe në pjesën e veriut, me përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Unë nuk e mendoj se do të ketë trazira sepse Listës Serbe i ka humbur fuqia, dhe se shteti i Kosovës e ka vendosur rendin dhe ligjin në pjesën e veriut. Dhe bashkësia ndërkombëtar po e përkrah. Bashkësia ndërkombëtare do ta kuptoj se s’jemi kundër askujt. Shteti do të funksionoj dhe do t’iu tregoj vendin secilëve.” – ka thënë Bahtiri.

Lajme të ngjashme