Lista Serbe reagon brutalisht pas plagosjes së Deleviqit, citojnë një president amerikan - NACIONALE

Lista Serbe reagon brutalisht pas plagosjes së Deleviqit, citojnë një president amerikan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe ka bërë reagim të ashpër në lidhje me incidentin e fundit në veri të Kosovës.

Ata kanë akuzuar kryeministrin Kurti për dërgimin e trupave speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit në postbllokun në urën e lumit Bistrica.

Një qytetar serb ka mbetur me plagë pasi Policia kishte qëlluar në drejtim të veturës së tij për të neutralizuar rrezikun e përgjithshëm që i ishte kanosur pasi ajo veturë kishte goditur fillimisht ata.

Lista Serbe – që ishte edhe pjesë e qeverive të Kosovës deri vonë – nuk e ka përmbajtur gjuhën në deklarimin e saj.

“Pasi një pjesëtar i të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës gjuajtu mbi fëmijët serbë në Shtërpcë në ditën e Krishtlindjeve, sot forcat speciale të Kurtit kontrolluan një automjet në të cilin ndodheshin dy serbë dhe me atë rast qëlluan për t’i vrarë.” – pretendojnë ata.

“Ne kemi paralajmëruar për javë të tëra për sjelljen joprofesionale të forcave speciale të Kurtit që po përpiqen që me veprimet e tyre të frikësojnë popullin serb dhe të shkaktojnë incidente...” – shkruajnë më tej nga kjo parti që drejtohet prej ish-ministrit Goran Rakiq.

Ata i kërkuan bashkësisë ndërkomëbtare që të dënojë (sic) “brutalitetin e kriminelëve me uniformë...”

Ata cituan edhe fjalët e presidentit amerikan Thomas Jefferson përsëri: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.”

Lajme të ngjashme