Preteni e akuzon Kurtin se e ka futur në "listë të zezë": S'po do me m’pa në borde - NACIONALE

Preteni e akuzon Kurtin se e ka futur në "listë të zezë": S'po do me m’pa në borde

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka konkurruar në dy konkurse për t’u bërë pjesë e kryesisë së bordit të ndërmarrjeve KRU Bifurkacioni dhe tek Infrakos.

Preteni ka rrëfyer për Gazetën Nacionale se si dy herë nuk është pranuar duke treguar edhe disa padrejtësi që i kanë shoqëruar këto dy konkurse.

Për bifurkacion aty nga komisionet vendor jam vlerësuar më i miri. Një ditë na ka thirr kryeministri me fol në lidhje me bifurkacionin, dhe unë i tregova që e kom mandatin, katër vite kisha qenë kryesues i bordit të Termokosit. I thash qe e di mandatin, e njoh legjislacionin në fuqi, i di problemet e bifurkacionit, e kom vizionin edhe vozotohem që do të punoj mirë. Edhe pas tri ditëve dolën rezultatet, edhe pse isha vlerësu më së miri, ai nuk më zgjodhi në bord. Çështja tjetër ka mbet të Infrakos. Edhe aty janë 23 kandidat, u intervistum nga vendorët, ishin pesë anëtarët të komisionit të caktuam nga kryeministri dhe i gjithë procesi i mbikëqyrun nga projekti i ambasadës britanike në Kosovë. Edhe ata i publikun rezultatet, prej 23 – isha ndër gjashtë më të mirit, i pari me 20poena unë më 19. Befasia ishte e radhës, kur kryeministri vendos që në mesin e atyre të gjashtëve, të vlerësohet kandidatja e nën-gjashtë që të emërohet kryesuese. Pat vend edhe për të parin edhe për të tretin, ndërsa për të dytin nuk pat vend.” – ka thënë ai.

Preteni tutje ka thënë se kryeministri përzihet në secilin komision, dhe se Kurti për dy herët i ka bërë "bllok" Pretenit.

Në qoftë se ka vendos të delegon përgjithësinë tek një komision dhe nuk i beson atij komisioni. Pse për çdo pozitë duhet të përzihet kryeministri. Pse edhe herën e parë edhe herën e dytë e ka bllok për mu.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme