“Zajednica na bosnjëzon”: Qysh e kundërshtonte Kurti më 2015 Asocicionin, që tash e pranoi
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, tashmë e ka pranuar se ka Asociacion, që dikur e kundërshtonte ashpër.
Në protesten e thirrur kundër Zajednicës e demarkacionit më 28 nëntor të 2015, Kurti vlerësonte se Zajednica e bosnjizon Kosovën.
“Sepse në vend se Qeveria ta bashkojë Mitrovicën, ajo po e ndan Kosovën. Në vend se Qeveria të na i ruan tokat, ajo po e falë territorin. Kjo Qeveri po ia jep çerekun e shtetit tonë Serbisë për Zajednicës që na bosnjizon.” – theksonte Kurti.
Kurti në këtë protestë mbajti një fjalim 16 minutësh, ku kishte folur për shumë tema, përfshirë bashkimin kombëtar.