Lirohet për qarkullim tuneli në afërsi të liqenit të Ujmanit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se është liruar për qarkullim tuneli në afërsi të liqenit të Ujmanit.
Aliu përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje në rast të bllokimeve të tilla.
“Bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kemi hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që ta lirojmë për qarkullim. Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojmë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejmë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojmë bypaset e rrugëve ekzistuese dhe po ashtu ndërtimin e rrugëve të reja.” – ka shkruar ministri Aliu.
