Limaj uron fitoren në Malishevë: Fituam mbi 40% - NACIONALE

Limaj uron fitoren në Malishevë: Fituam mbi 40%

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nisma-s që garoi me Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Limaj, njoftoi se në Malishevë koalicioni i tyre ka marrë mbi 40% të votave.

Postimi i Limajt:

Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare.

Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën.

Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate.

Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot.

FL

Lajme të ngjashme