Limaj me paralajmërim të fortë: Situata e sigurisë mund të komplikohet - NACIONALE

Limaj me paralajmërim të fortë: Situata e sigurisë mund të komplikohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka treguar shqetësimet e tij rreth sigurisë së Kosovës.

Para fillimit të përpjekjes së 34-të të konstituimit të Kuvendit, ai ka thënë se shkalla e pasigurisë për Kosovës mund të rritet.

I pari i Nismës ka paralajmëruar se situata e sigurisë mund të komplikohet

Po rritet çështja e sigurisë. Kam përshtypjen se shumë lehtë po i marrim gjerat rreth nesh. Nëse Kosova vazhdon të mbettë kështu siç është ka me u rrit shkalla e pasigurisë në vend. Kështu që jam i shqetësuar shumë për situatën e sigurisë në vend. Shpresoj që edhe kolegët tjerë e kuptojnë dhe ndajnë informatat e mija që duhet të veprojmë shpejt, sepse situata e sigurisë mund të komplikohet”, ka thënë Limaj.

Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të jenë në nivel të përgjegjësisë.

Lajme të ngjashme