Limaj konstaton hipokrizi 'edhe shoqërore': Paradite kërkoni institucione, pasdite i votoni ata që ju bllokojnë - NACIONALE

Limaj konstaton hipokrizi 'edhe shoqërore': Paradite kërkoni institucione, pasdite i votoni ata që ju bllokojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Hipokrizi edhe shoqërore”, tha Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate referuar bllokadës në Kuvendin e Kosovës tash e më shumë se dy muaj që Vetëvendosja nuk ka shumicë parlamentare.

“Ne mund të presim, por Kosova dhe pozicioni i sa nuk pret. Çka nëse pas dy muaj shkojmë në zgjedhje dhe të njëjtin duhet mu ul? Kush e mban përgjegjësinë? E ju e dini që sot reagojmë me postulate morale “nuk e bëj me këtë, me a të”. Të njëjtit pas tre muaje kanë mu ul dhe me bë qeveri? Kush e merr përgjegjësinë? Këta të njëjtin janë.

Leni postulatat morale. Jam i bindur që po t’i kishte Nisma më shumë deputet, do t ëishte e mbyllur çështja e institucioneve. Është koha t’i dhëmë fund hipokrizisë edhe në politikë dhe qytetarëve në shoqëri. Nuk mundeni paradite me kërku ndërtimin e institucioneve dhe pasdite m’i votu të njëtjtit që po ju bllokojnë institucionet.

Kjo është skandaloze çka po ndodh. Krjet po ndjehemi në siklet. Ajo çka na bën mu ni të pjekur është se kemi dhënë mundësi si parti”, tha ai para gazetarëve.

Lajme të ngjashme