Ligji për KPM-në, Matoshi: Chavezat e VV-së kundër vlerave Perëndimore!
Halil Matoshi, gazetar veteran dhe analist në Kanal 10, ka reaguar në lidhje me votimin e projektligjit për KPM-në nga shumica parlamentare.
Matoshi i ka quajtur deputetët “Chaveza”, një asocim me Hugo Chavezin, ish-president autoritar i Venezuelës.
Sipas Matoshit, gazetarët janë nën sulm të armiqve të lirisë.
“Nji neostalinizëm i ashiqarshëm e ka përfshi Kuvendin e Kosovës!?
Në këtë Republikë, Albin Kurti e ka pru vulgus-in në pushtet, në emën të se majtes ekstreme!
Kush ka pritë ma mirë nga Kurti, aleati i Jean-Luc Melenchon, francezit putinist, vajtuesit të Chavez-it e lavduesi i Maduro-s, antiamerikan-it që e cilësonte Kosovën “Shtet imagjinar”, âsht thjesht injorant!” – ka shkruar ai.