Lidhjet e forta të terroristit: Avokati i Radoiçiqit i lidhur ngushtë me prokurorë e gjykatës në Beograd
Farsa disa-orëshe e Serbisë me arrestimin e Milan Radoiçiq mori fund shpejt. Terroristi e kryekrimineli serb u lirua nga Gjykata e Beogradit, lidhur me sulmin terrorist në Kosovë.
Megjithatë, kjo farsë që zgjati pak, lidhjet i ka të qarta. Milan Radoiçiq dhe avokati i tij kanë raporte të ngushta me prokurorë e gjykatës të njohur në Beograd, disa prej të cilëve edhe e liruan biznesmenin e politikanin në listën e zezë të Amerikës.
Së fundmi, gazeta e pavarur serbe Nova.rs ka publikuar një artikull që dëshmon lidhjet e Radoiçiqit dhe avokatit të tij me Prokurorinë e Gjykatat në Beogad.
Avokati i Radoiçiqit, Goran Petronjieviq, po del se ka lidhje të ngushta me Nenad Stenfaoviqin, udhëheqës i Prokurorisë së Lartë të Beogradit. Kjo u konfirmua edhe qysh para arrestimit të Radoiçiqit, kur avokati i tij tha se nuk ka shansa që klienti i tij të qëndrojë në burg.
“I takon opinionit që fillimisht të pyesë veten nëse mund të presin një procedurë të paanshme dhe ligjore, nëse merret parasysh se gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Novi Sadit, Ivana Josifoviq, kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Stefanoviq, e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është në të njëjtën kohë në marrëdhënie shumë të ngushta me Goran Petronijeviq – avokat mbrojtës i Radoiçiqit, i cili është i njohur për të gjithë gjyqësorin. Stefanoviq nuk e fsheh gjithashtu se është privatisht i afërt me Petronijeviqin, i cili është mysafir i rregullt në festimet e tij. Në këtë të fundit, ku shënoi përvjetorin e paqenë të shoqatës së tij, Petronijeviqit iu nda një çmim special”, ka thënë një burim serb për gazetën Nova.
Lidhje e avokatit të Radoiçiqit janë edhe me zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve të drejtësisë.
“Petronijeviq së fundi është shfaqur në fotot e Marijo Spasiq, një prej mbrojtësve kryesorë të personazhit dhe veprave të Nenad Stefanoviqit, i cili në mediat e regjimit shfaqet si analist i praktikës së përgjithshme dhe komentues i vetëm i postimeve të Stefanoviqit në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një person me biografi të dyshimtë i cili tashmë paraqitet si sekretar i organizatës “GONGO” Këshilli për Monitorimin, të Drejtat e Njeriut dhe Luftën Kundër Korrupsionit “Transparenca””, shton burimi.
Para disa vitesh, Radoiçiq u shfaq në një foto me Blagoj Jakshiqin, gjyqtarin e Gjykatës për Kundërvajtje në Beograd, i cili u dënua ligjërisht, në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Federatës së Futbollit të Serbisë, në mars 2019. Deri në vitin 2002, gjyqtari Jakshiq ishte kryetar i Gjykatës Komunale në Mitrovicë, nga ku u transferua në Beograd, për t’u arrestuar në shtator të vitit 2011, dhe më pas u dënua për keqpërdorim të pozitës dhe përfitim të përfitimit pasuror.
Por, kush është avokati famëkeq i Milan Radoiçiqit?
Goran Petronijeviq është avokat i njohur në Serbi me origjinë nga komuna e Medvegjës. Punën si avokat e filloi në vitin 2001, pasi ishte gjyqtar për më shumë se një dekadë, raporton N1.
Nga posti i zëvendësit të Gjykatës së Qarkut në Beograd, ai u dërgua në Pejë, ku ishte gjyqtar i Gjykatës së Qarkut nga viti 1998 deri në qershor të vitit 1999. Ai kishte detyrë të veçantë në Kosovë, si gjykatës hetues special i Ministrisë së Drejtësisë së RFJ-së ka pasur për detyrë të hetonte krimet e luftës në Kosovë.
Si gjyqtar, ai ishte anëtar i panelit të gjyqtarëve që në vitin 2000 dënoi zyrtarët e NATO-s për krime lufte të kryera gjatë bombardimeve të vitit 1999, shkruajnë mediat në Serbi.
Ai iu bashkua avokatisë pas ndryshimeve më 5 tetor, pra në vitin 2001. Klientët e tij më të famshëm ishin ish-shefi i Sigurimit Shtetëror, Rade Markoviq, ish-shefi i Sigurimit Ushtarak, Aco Tomiq dhe në Hagë, ai përfaqësonte Veselin Sljivançanin dhe Radovan Karadxhiqin. Ai ishte mbrojtësi i këngëtares, Svetlana Raznatoviq (Ceca), por edhe pjesëtarëve të klanit Zemun.
Në disa raste, Petronijeviq ka tronditur opinionin me deklaratat e tij, duke paraqitur detaje nga disa nga rastet që ka trajtuar.
Kështu, në vitin 2019, ai tronditi me deklaratën se Dushan Spasojeviq ( i njohur me nofkën ‘shiptar’) dhe Mile Lukoviq (Kum), krerët e klanit Zemun, të cilët u gjetën të vdekur në Meljak më 27 mars të vitit 2003.

