Liderët e GUXO fotografohen para një posteri që ndoshta 'na tregon' se çfarë bindjesh politike ka kjo parti? - NACIONALE

Liderët e GUXO fotografohen para një posteri që ndoshta 'na tregon' se çfarë bindjesh politike ka kjo parti?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Guxo – e themeluar nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentes Vjosa Osmani – e ka hapur një degë jashtë Kosovës, më saktësisht në Zvicër. Ajo për çka kemi kurreshtje të gjithë është se për çka qëndron kjo parti politike. A mund ta marrim vesh një gjë të tillë nga një poster te i cili janë fotografuar liderët e kësaj partie?

Vjosa Osmani ka qëndruar për kohë të gjatë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), dhe bashkëpunëtorëve të Osmanit në Zvicër nuk iu mungoi as flamuri i propozuar nga presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Pra, flamuri i Dardanisë.

Në eventin në fjalë ishin edhe dy bashkëkryetarët e partisë, Faton Peci dhe Donika Gërvalla-Schwarz. Por, edhe figura tjera të larta si Jeta Statovci, Burim Karameta dhe Haxhi Avdyli.

Kishte pak posterë të vendosur, në njërin prej të cilëve - më kryesorin - shkruhej thjeshtë: "Urime! Suksese!" Para këtij posteri kishin dalë në fotografi edhe figurat më të larta të partisë Guxo.

“E ardhmja u takon atyre që guxojnë...” – shkruhej në një tjetër.

Postimi i znj. Gërvalla:

Lajme të ngjashme