"Lëshojeni rrugën se trutë n'tokë ju qes" - hajnat që vodhën metale kërcënojnë me armë rojet e Trepçës - NACIONALE

"Lëshojeni rrugën se trutë n'tokë ju qes" - hajnat që vodhën metale kërcënojnë me armë rojet e Trepçës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rojet e Minierës me Flotacion "Trepça" janë përballur me një situatë të rrezikshme.

Ata kanë rënë pre e kërcënimeve nga hajnat, që veçse kishin vjedhur metale.

Punëtorët e sigurimit u përballën me të dyshuarit, pasi njëri prej tyre i kërcënoi me armë duke iu thënë: “Lëshojeni rrugën se trutë t’i qes n’tokë”.

Siç shkruan Sinjali, ata u larguan në drejtim të panjohur, kurse policia tashmë ka filluar me hetimet preliminare për identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “Kanosje".

Lajme të ngjashme