Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në Sllatinë
Në një aksident trafiku që ka ndodhur në mes të dy veturave në Sllatinë. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Policia ka dhënë detaje për këtë rast. Sipas zyrtarëve policor të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa policia po merret me rastin.
“Nga të dhënat e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si pasoj e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha zëdhënësja e Policisë Luljeta Mehmeti për Nacionalen.