Lëkundet vota e 61-të e koalicionit qeverisës, Qeveria Kurti rrezikon të mbetet pa shumicë parlamentare - NACIONALE

Lëkundet vota e 61-të e koalicionit qeverisës, Qeveria Kurti rrezikon të mbetet pa shumicë parlamentare

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shumica parlamentare në Kuvend nuk po gjen qetësinë. Zvogëlimi i numrit të deputetëve që e mbështesin Qeverinë Kurti nuk ka të ndalur. Në kohen kur koalicion qeverisës po funksionon me 61 deputetë, pakënaqësitë ka filluar t`i shfaq edhe deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balje. Kjo e fundit në një prononcim për gazetën Nacionale ka thënë se nuk po trajtohet mirë nga koalicioni qeverisës.

Deputetja Duda Balje edhe një herë ka treguar publikisht për pakënaqësitë e saj me koalicionin qeverisës, i cili udhëhiqet kryeministri Albin Kurti.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Balje ka deklaruar se nuk po trajtohet njëjtë brenda koalicionit të pushtetit.

Unë konsideroj dhe mundeni me verifiku që nuk e kam tretmanin e njëjtë si ata tjerët brenda koalicionit d.m.th. prej komunitetit boshnjak, unë jam t’u fol veç për komunitetin boshnjak. Arsyeja është mosrespektimi.”, ka deklaruar Balje.

Ajo ka treguar hapur pakënaqësitë që ka me Qeverinë Kurti.

Unë jam tu provu me diskutu me personat që janë kompetent. Ata e dinë që unë nuk jam e kënaqur me tretmanin që unë e kam”, është shprehur ajo.

Balje ka treguar edhe kërkesat që ka ndaj Qeverisë.

Unë ka vetëm një kërkesë për qeverinë dhe e cila është shumë e thjeshtë. Unë vetëm po du me respektu qysh unë i respektoj ata. Dallimi që p bëjnë tash ata në mes neve boshnjakeve”, është shprehur Balje.

Largimi i Haki Abazit dhe Fatmir Humollit nga grupit parlamentar i VV-së si dhe shkuarja e Saranda Bogujevcit dhe Tinka Kurtit në pushim të lehonisë, ka vështirësuar shumë funksionimin e mazhorances në Kuvend.

Kjo ka bërë që me javë Kuvendi i Kosovës të mos mbaj seanca.

Vështirësitë e shumicës parlamentare i ka pranuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se kjo shumicë është duke funksionuar me minimum të votave. “Tash mazhoramca është duke funksionuar me 61 deputetë dhe njeri prej depuetëve nëse po ka udhëtim apo nuk po mundet me ardhë në seancë atëherë po bllokohet krejt kuvendi. Meqenëse opozita e ka zgjedhur këtë metodën që fare mos me marrë pjesë në votim të ligjeve”, ka thënë Konjufca për lajmi.net.

Tkurrja e shumicës, rezultat i paaftësisë së Qeverisë

Mosfunksionimi i shumicës parlamentare është kritikuar nga opozita.

Ata kanë bërë me dije se tkurrja mazhorances është rezultat i paaftësisë së Qeverisë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë për gazetën Nacionale se në këtë mënyrë Qeveria mund t`i shkaktojë vet zgjedhjet e reja.

Më problematike janë politikat e kësaj shumice parlamentare se përbërja e tyre numerike. E kjo jo vetëm për shkak të heterogjenitetit ideopolitik që përfaqësojnë, që edhe po pamundëson përparimin e Kosovës, por edhe për faktin se janë nënshtruar plotësisht ndaj qeverisë. Duke qenë kështu, tkurrja e shumicës parlamentare është produkt i paaftësisë së Qeverisë. Rrjedhimisht, zgjedhjet eventuale të parakohshme do të ishin produkt i paaftësisë dhe kalkulimeve politike të Kryeministrit”, ka thënë Deliu-Kodra.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë për gazetën Nacionale se kjo shumicë po tregon paaftësi të theksuara.

Vlerësoi, se është mungesa e debatit të brendshëm, ajo që po përcillet edhe në punën e përgjithshme të Kuvendit. Mendoi se ka disa mos pajtime që janë bindje, e parimore, por ka edhe probleme pozicionimesh të brendshme të po reflektohen në seanca. Shumica parlamentare duket sikur nuk e ka pasur të qartë peshën e mandatit që ka marrë. Sa u përket zgjedhjeve, më shumë se largimi i deputetëve, e bënë të pa qartë përfundimin e mandatit, qasja kaotike e shumicës bashkë me qeverinë”, ka thënë Tahri.

Deputetët e fundit që janë larguar nga VV-ja janë Fatmir Humolli dhe Haki Abazi.

Ata kanë treguar të dhënë tronditëse për sjelljet që bën qeveria ndaj grupit parlamentar të VV-së.

Humolli dhe Abazi kanë vlerësuar se kabineti qeveritar asnjëherë nuk konsultohet paraprakisht me deputetët për ligjet apo strategjitë që sillen për miratim në Kuvend.

Kjo sjellje e qeverisë ka nxitur pakënaqësi edhe te deputet tjerë të VV-së. Pakënaqësi të vazhdueshme kanë shprehur edhe deputetët Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Lajme të ngjashme