LDK pasi dorëzoi në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes: Të trajtohet me prioritet dhe pa ndikime politike - NACIONALE

LDK pasi dorëzoi në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes: Të trajtohet me prioritet dhe pa ndikime politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi dorëzoi në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme.

Ky subjekt politik ka thënë se kjo dëshmi është pjesë e 17 kalëzimeve penale për shkeljet e rënda kushtetuese nga deputetë që kanë mbajtur edhe pozita ekzekutive.

“Sot, LDK ka dorëzuar vendimin e Gjykatës Supreme si dëshmi shtesë, që vërteton se kemi të bëjmë me shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore. Kjo dëshmi është tashmë pjesë e 17 kallëzimeve penale që LDK ka dorëzuar më 8 maj 2025, per shkeljet e renda ligjore e kushtetuese nga deputetë qe edhe pas certifikimit ushtrojnë funksione ekzekutive në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë” – thuhet në reagim.

Veç kësaj, LDK ka bërë thirrje nga Prokruroria që t’i trajtojë këto raste me prioritet të plotë.

“LDK i bën sërish thirrje Prokurorisë së Shtetit që t’i trajtojë këto raste me prioritet të plotë, pa zvarritje dhe pa ndikime politike. Këto nuk janë çështje partiake, por çështje të sundimit të ligjit dhe të mbrojtjes së rendit kushtetues.

Republika e Kosoves nuk mund të vazhdojë të tolerojë uzurpimin dhe keqpërdorimin e institucioneve nga një grup individësh për interesa partiake” – thuhet tutje.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme