LDK: Nga premtimi për reciprocitet me Serbinë, në rekord importesh
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur që përmes disa postimeve të bëra në faqen e tyre zyrtare ti listojë disa nga ‘mashtrimet’ që Qeveria Kurti i ka bërë.
Sipas LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar reciprocitet me Serbinë, por realiteti është se ka pasur rekord të importit nga ky vend.
“Nga “Reciprociteti me Serbinë çështje ditësh”, në 371 milion € import nga Serbia. Kosova meriton më mirë!”, thuhet në postimin e LDK-së.
Postimi i plotë: