LDK me komunikatë zyrtare për kërcënimet: Të zhvillohen hetime të pavarura - NACIONALE

LDK me komunikatë zyrtare për kërcënimet: Të zhvillohen hetime të pavarura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur më një komunikatë zyrtare për kërcënimet që i janë bërë Kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë.

Komunikatën e ka shpërndarë deputetja e kësaj partie, Hykemete Bajrami, në të cilën thuhet se LDK-ja falenderon gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe anëtarësinë e saj në veçanti për përkrahjen dhe qetësinë e treguar deri më tani lidhur me informimin për planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të LDK-së.

Tutje, thuhet se LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë për këtë rast.

LDK-ja u bën thirrje organeve kompetente që, në përputhshmëri me seriozitetin e situatës, në të cilën cak potencial janë katër përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizmin, si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme