LDK e pakënqaur me sondazhin që ende s'është publikuar: I rremë dhe i porositur nga VV-ja - NACIONALE

LDK e pakënqaur me sondazhin që ende s'është publikuar: I rremë dhe i porositur nga VV-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka parareaguar ndaj sondazhit që do të publikohet sonte në “DebatPlus”.

Shumë zyrtarë të kësaj partie kanë reaguar, duke e vlerësuar si sondazh të rremë dhe të porositur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut ka paralajmëruar se do të publikojnë një anketë me 17 mijë respodentë. Çfarë tha LDK-ja?

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka porositur ketë sondazh për t’i mbuluar deshtimet e saj në qeverisje.

Fatura të larta energjetike? Dështim në PISA? Dështim në shëndetësi, infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër? Porositni një sondazh të rremë shpejtë, shpejtë, ngutu, ngutu qaty me 800 persona në krejt Kosovën sa me qitë VV-në kinse mirë me numra.

Nuk mbulohen dështimet me sondazhe të rreme! I pritshëm ky tentim-mashtrim i dështakëve. Dështakë bre”, ka shkruar ai në Facebook.

Rezultatet reale, me 17.000 të anketuar veq në rajonin 01, i publikojmë pasi ta publikojnë mashtrimin këta për t’ua dhënë të vërtetën fytyrës”, ka shkruar ai me tutje.

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë partitë populliste kur I kanë punët keq, propagandojnë më të gjitha mjetët.

Rukiqi me anë të një postimi në Facebook, ka komentuar sondazhin e paralajmëruar për t’u publikuar sonte.

Procedurë operative standarde e popullistëve, kur i kanë punët keq, është propaganda me të gjitha mjetet”, ka shkruar Rukiqi.

Sondazhi i paralajmëruar për sonte, është manipulim i tabelave në Excel, me porosi të partisë në pushtet. Së shpejti me të dhënat tona, jo me 900 anketa, të bëra me militantë të partisë në pushtet, por me 17,000 anketa, mostër rekorde për rrethanat e Kosovës”, ka shkruar ai tutje.

Pas Berat Rukiqi edhe Sibel Halimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj sondazhit që po paralajmërohet nga Lëvizja Vetëvendosje ku i dhënë vetes prospekt të ndritshëm të besueshmërisë qytetare. Halimi shkroi se kur rezultatet e qeverisjes mungojnë atëherë “pushteti aktivizon propagandën”.

Reagimi i Halimit:

Kur rezultatet nuk ekzistojnë, pushteti aktivizon propagandën!

Në vend se sot të listohen të arriturat, e të angazhohet për t'ua lehtësuar jetën qytetarëve, ky pushtet i kthehet të vetmes punë që di ta bëjë, propagandës. Pjesë e saj është edhe sondazhi i paralajmëruar për sonte, me mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara!

Pas paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje se do të publikohet një sondazh ku i paratrumbetuan rezultatet në favor të vetin – ka reaguar edhe deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila poashtu ka paralajmëruar se do të publikojnë një anketë me 17 mijë respodentë.

Bajrami duke i reaguar këtyre paralajmërimeve të VV-sëm, tha se “asnjë sondazh, asnjë rezultat i manipuluar, asnjë rezultat i konstruktuar nuk e ndryshon gjendjen në terren”.

Lajme të ngjashme