Latifi për foton Kurti-Vuçiq: M’u kujtua ai titulli i famshëm i romanit të Qosjes - NACIONALE

Latifi për foton Kurti-Vuçiq: M’u kujtua ai titulli i famshëm i romanit të Qosjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të kryediplomatit të BE-së, Josep Borell në Bruksel.

Tashmë kanë dalur edhe fotografitë nga ky takim. Një ndër to, e ka komentuar profesori universitar dhe analisti, Blerim Latifi.

Fotoja e Kurti dhe Vuçiqit, Latifit ia ka kujtuar romanin e Rexhep Qosjes.

Sapo e pashë kët' fotografi, m’u kujtua ai titulli i famshëm i romanit të Qosjes “Vdekja më vjen prej syve të tillë"”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, Kurti e Vuçiqi janë takuar të hënë në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri dhe targat.

Lajme të ngjashme