“Largimi i kryetarëve nga komunat s’ka të bëjë gjë me referendum”, sipas Vjosa Osmanit - NACIONALE

“Largimi i kryetarëve nga komunat s’ka të bëjë gjë me referendum”, sipas Vjosa Osmanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nisma për largimin e kryetarëve shqiptarë legalë (ndonëse jo legjtimë) nga komunat “nuk ka të bëjë asgjë me referendum”, ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo ngase, sipas saj, një gjë e tillë “është e paraparë me ligj”.

Osmani tha se sa i përket Kosovës ka vullnet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe largimin e kryetarëve shqiptarë nga atje, por se bashkësia ndërkombëtare “duhet të parandalojnë ndërhyrjet e Serbisë”.

Vullneti nga ana jonë për organizimin e zgjedhjeve të reja ekziston, tani duhet edhe serbët në këto komuna të tregojnë vullnetin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe mbi të gjitha Serbia duhet ta dëshmojë, gjë që nuk e ka dëshmuar akoma që nuk do të ndërhyjë ilegalisht, siç ka bërë në të kaluarën, në zgjedhje që mbahen në komunat e Republikës së Kosovës”.

Dhe i bëjmë natyrisht thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë, aleatëve tanë, që të bëjnë çmos që të parandalojnë ndërhyrje të tilla të paligjshme që shpesh herë kanë përfunduar me dhunë e frikësim ndaj qytetarëve serbë në veri, që të mos i lejojnë ato që të bëhen nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

Krejt çka duhet është që çështjet teknike procedurale të afateve të determinohen nëpërmjet qoftë udhëzimeve administrative, qoftë rregulloreve të KQZ-së. Tashmë ekziston një grup punues ku edhe kabineti im është prezent dhe do të japë kontributin e vet. Unë u bëj thirrje anëtarëve të këtij Grupi Punues që urgjentisht ta përfundojnë punën”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme