Largimi i kamionëve: Përreth dy orë do të mbyllet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinje - NACIONALE

Largimi i kamionëve: Përreth dy orë do të mbyllet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur "Përroi i Zhazhës".

Ata përmes një njoftimi në Facebook, kanë thënë se për shkaqe pune dhe sigurie, nga mengjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë - Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë.

Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme