Lamtumirë Çakorr! Mirë se vjen Ballkan i Hapur! - çfarë tha Abazoviq në Rubikon? - NACIONALE

Lamtumirë Çakorr! Mirë se vjen Ballkan i Hapur! - çfarë tha Abazoviq në Rubikon?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Për përzgjedhjen e Dritan Abazoviqit për kryeministër të Malit të Zi, u gëzuan shumë politikanë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Madje, disa prej tyre nuk ngurruan ta quajnë mik e ta cilësonin votimin e tij për kryeministër si një arritje historike të shqiptarëve. Në karvanin e gjatë të urimeve, ishte edhe ai i kryeministrit Albin Kurti, i cili ‘përzemërsisht’ e uroi atë, duke theksuar se pret të bashkëpunojë me të.

Por, duket se bashkëpunimi do të jetë i vështirë marrë parasysh deklaratat e këtij të fundit rreth Ballkanit të Hapur e demarkacionit mes Malit të Zi e Kosovës.

Nga ajo që tha Abazoviq sonte në Rubikon për këto dy tema, mund të përmblidhet në një togfjalësh: Lamtumirë Çakorr, mirë se vjen Ballkan i Hapur.

Për iniciativën e Ballkanit të Hapur, për të cilën Kurti e presidentja Vjosa Osmani kanë qëndrime kundërshtuese, Abazoviq theksoi se Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj nisme rajonale.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, deklaroi ai.

“Nuk e di cili mund të jetë ai person që ka qef të presë në kufi”, vazhdoi tutje Abazoviq.

Tutje, ai ka thënë se këtë nismë do ta bisedojë edhe me presidenten Osmani, e cila kohë më parë ka ripërsëritur qëndrimin kundër kësaj nisme.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, i pari i ekzekutivit të Malit të Zi ka folur edhe rreth çështjes së demarkacionit ndërmjet vendit që përfaqëson dhe Kosovës. Ai nuk ka ngurruar të theksojë se demarkacioni është çështje e mbyllur.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë ai.

Kujtojmë që demarkacioni me Malin e Zi ishte temë shumë e rëndësishme politike për shumë vite në Kosovë. Për këtë temë, së fundmi ka fol edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se pret që kjo temë të rishqyrtohet me Malin e Zi.

Abazoviq ka folur edhe rreth skandalit financiar në Slloveni e ku u përfshi edhe Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci. Ai foli rreth bllokimit të xhirollogarive të Berishajt në Mal të Zi, duke thënë se kjo temë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes shtetit malazez dhe atij kosovar.

Jam i njoftuar por nuk dua ta lodh opinion për këtë cështje e cila nuk është pjesë e asaj cka duhet me qenë puna e kryeministrit. Merndoj se bëhet fjalë për një gjë negative, dhe duhna me i leju organet tjera për me pa se cka është e vërtet. Pa marrë parasysh, cka do që të ndodh në fund, kjo nuk do të ketë asnjë ndikim negativ mes marrëdhënieve të Malit të Zi dhe Kosovës”, tha Abazoviq.

Ndërsa, qeverinë e tij, kryeministri Abazoviq ka deklaruar se shihet si shpëtim nga ShBA-ja dhe BE-ja.

“Jam shumë i kënaqur me përkrahjen e cila vjen prej strukturave të ndryshme ndërkombëtare dhe i befasuar pozitivisht. Dilema ishte që të mos lejohej që në Ballkan të vinte deri në një situatë e cila ka qenë para 10 ose 15 vitesh ose ku ndikimet negative mund të marrin hov. Në atë mënyrë ata e kanë parë si një shpëtim në qeverinë e re dhe përkrahja e tyre sigurisht duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë”, theksoi Abazoviq.

Lajme të ngjashme