LAJMI I FUNDIT: Lirohen tre policët e rrëmbyer në veri - NACIONALE

LAJMI I FUNDIT: Lirohen tre policët e rrëmbyer në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre policët e rrëmbyer në pjesën veriore janë liruar, ka mësuar Radio Evropa e Lirë.

Seanca e tyre është mbajtur para pak minutash.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovë.

Mediumi serb Kosovo-Online shkruan se Gjykata e Lartë në Kralevë "ka konfirmuar aktakuzën" ndaj tyre por se ka lëshuar vendimin "që i jep fund mbajtjes së tyre në paraburgim".

"Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve BS, RZ dhe Sh.M. për nga një vepër penale, prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse nga Art. Rr. 348. 4. në lidhje me para. 2 në lidhje me para. 1 të Kodit Penal (të Serbisë), trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë ka konfirmuar aktakuzën ndaj të pandehurve të lartpërmendur dhe ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve u është ndërprerë paraburgimi", shkruan ky medium.

Tre policët kishin daluar para gjykatës edhe më 16 qershor ku ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Sipas Serbisë, tre policët kosovarë ish akuzuar se kanë kryer nga "një vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese".

Kidnapimi i tre policëve kishte rritur edhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve duke thënë se ata janë kidnapuar thellë brenda territorit të Kosovë dhe se Serbia ka kryer agresion ndaj vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi kishte kërkuarrlirimin e menjëhershëm të tre policëve.

Ai në deklarimin e tij të fundit ka thënë se Serbia ka kryer agresion ndaj shtetit të Kosovës.

Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët.” – kishte thënë Kurti në një shkrim në Facebook ditë më parë.

Tutje, Kurti kishte prezantuar edhe fakte se ku po qëndronin policët në momentin kur u kidnapuan nga policia serbe.

Gjithashtu edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar lirimin pa kusht të tre policëve. Më te zëshëm në kërkesën për lirimin e tyre kanë qenë amerikanët.

Po ashtu edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell ka thënë se i ka kërkuar presidentit serb, lirimin e tre policëve

“I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.” - ka thënë Borrell në konferencë për media pas takimit që pati javën e kaluar me Kurtin dhe Vuçiqin.

Në anën tjetër, Serbia pretendon që tre policët kosovarë ishin futur thellë në terriotrin e Serbisë.

Ndërkaq, KFOR-i ka thënë se mbetet e paqartë se ku kanë qenë saktësisht policët gjatë kidnapimit.

Lajme të ngjashme