"Lajme të mira para 14 dhe 17 shkurtit": Çka po paralajmëron Gërvalla dhe çka thoshte për mosnjohjen nga Spanja?
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla – Schëarz është gëzuar lajmit për njohjen e pasaportave të Kosoëvs nga shteti i Spanjës. Përveç kësaj, Gërvalla ka paralajmëruar edhe tjera lajme të mira para datës 14 shkurt dhe 17 shkurt. Por çka thoshte Gërvalla për mosnjohjen e pavarësië së Kosovës nga Spanja.
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla pas njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja, ka paralajmëruar edhe gjëra të tjera.
Ajo ka premtuar e paralajmëruar edhe lajme të tjera të mira. Këto lajme sipas Gërvallës do të ndodhin para 14 shkurtit dhe para datës së pavarësisë 14 shkurtit.
Gërvalla nuk ka treguar se çka, por do të presim e të shohim se për çfarë lajme bëhet fjalë.
“Do të kemi edhe më shumë lajmë të mira para se të festojmë 3-vjetorin e fitores së madhe të 14 shkurtit dhe 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Vetëm me vendosmëri dhe punë të ndershme dhe të palodhshme mund t'ia kthejmë Kosovës dinjitetin dhe t'ia sigurojmë vendin e merituar në familjen e kombeve.” – ka shkruar ajo.
Gërvalla është shprehur e lumtur që tashmë Spanja ka njohur pasaportën e Kosovës.
Ajo ka thënë se qytetarët mund të lëvizin lirshëm edhe në këtë shtet pa viza, teksa ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar për këtë çështje.
“Po e mbyllim edhe një ditë me krenari dhe me një lajm të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Spanja i shtohet listës së shteteve, në të cilat qytetarët tanë mund të udhëtojnë lirshëm, me pasaportën e Republikës së Kosovës dhe pa viza. Për këtë falënderoj nga zemra të gjithë ata që janë angazhuar për arritjen e këtij suksesi.” – ka shkruar ajo.
Tutje, ajo ka thënë se duhet të vazhdohet puna intensive, edhe pse Kosova nuk është njohur nga ndonjë shtet i ri.
“Na mbetet të vazhdojmë, si çdo ditë gjatë këtyre dy viteve të mandatit tonë, punën intensive për të forcuar edhe më tej Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.” – ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka numëruar edhe disa nga punët tjera që ka kryer Qeveria e Kosovës.
“Liberalizimi i vizave, shtrirja e sovranitetit në të gjithë vendin, fillimi i inkasimit të rrymës në veri të Kosovës, heqja e barrierave për qarkullimin me targat e Republikës së Kosovës edhe nëpër Serbi si dhe mesazhet e qarta dhe të palëkundura të Mbretërisë së Bashkuar në përkrahje të sovranitetit, ekonomisë dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të qartë të suksesit dhe përkushtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.” – ka shkruar ajo.
Por çka thoshte për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja?
Gërvalla ishte shprehur e çuditur se pse Spanja dhe vendet e tjera mosnjohes s’po e njohin Kosovën.
“Kjo nuk varet nga, kjo nuk varet nga ne. Jemi kaq afër (njohjes nga kjo pesëshe) sa që është habi pse nuk po ndodhin” – kishte thënë ajo.
Por që nga marrja e mandati si kryediplomate, Kosova nuk është njohur nga asnjë shtet, e për këtë gjë Gërvalla kishte thënë se suksesin në diplomaci nuk e mat me njohje.
“Unë nuk e mas me njohje (suksesin në diplomaci) por me stabilitetin e vendit tonë.” – kishte thënë ajo në një intervistë para 3 jave.
Ajo kishte premtuar edhe hapjen e një zyre, por nuk kishte treguar se në cilin vend.