Lajçaku takim me Kurtin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara - NACIONALE

Lajçaku takim me Kurtin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që u mbajtë të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Lajçak ka thënë se me Kurtin janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara, duke nënkutpuar se në ketë takim është biseduar edhe për Asociacionin.

Gjithashtu në këtë takim ishte edhe zëvendësi i Kurti, Besnik Bislimi.

U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.” – ka shkruar Lajçak në Tëitter.

Ndryshe për Lajçakun është hera e dytë që po qëndron në Kosovë brenda javës.

Lajme të ngjashme