Lajçaku, Bislimi e Konjufca: Këto janë ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Lajçaku, Bislimi e Konjufca: Këto janë ngjarjet kryesore të javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vizita e përfaqësuesit Special të BE-së, për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklarimet e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe deklarimet e kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca, ishin disa nga ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas. Çka ndodhi?

Lajçak përsëri në Kosovë

Janë bërë të zakonshme vizitat emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovës. Lajçak edhe gjatë javës së kaluar ishte në Kosovës, ku u takua me kryeministrit, Albin Kurti.

Në këtë takim çështje kryesore e diskutimit ishte formimi i Asociacionit.

Është e rëndësishme që ne kemi kuptuar qartë sekuencat e hapave dhe ne kishim një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Të njëjtin diskutim do ta kem nesër edhe në Beograd. Është vërtetë e rëndësishme që të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm. Ne mund të kemi vetëm normalizim apo konfrontim. Dhe ne duhet patjetër të fokusohemi plotësisht te normalizimi.” – deklaroi Lajçak.

Mes propozimi të draft-statuti të Asociacionit nga Ekipi Menaxhues dhe vizionit të Kurtit, Lajçak ka thënë se BE-ja do ta gjej mesin.

Roli ynë si lehtësues është gjithnjë të gjejmë mesin, dhe bash këtë gjë po provojmë ta bëjmë,” – ka thënë ai.

Kryeministri Kurti për takimin në fjalë ka shkruar në Twitter kështu:

Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirosllav Lajçakun, në zyret tona qeveritare sot. Theksova nevojën që Marrëveshja Bazike të zbatohet në tërësi, dhe nevojën që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të Marrëveshjes.”

Në anën tjetër, të hënën do të ketë takim në Bruksel në nivelin e kryenegociatorëve.

Deklarimet e Bislimit

Zëvendëskyreministri i Kosovës, Besnik Bislimi ishte në qëndër të vëmendjes për shkak të deklarimeve të tij të bëra në Komisionin për Integrim.

Bislimi ka thënë se ikja e qytetarëve nga vendi është “normale”.

Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës.” – ka thënë ai.

Bislimi gjithashtu mori edhe shembuj të tjerë të cilët u diskutuan me të madhë në rrjetet sociale.

Ne mund të japim opinionet tona për atë që hynë në sferën e subjektivës. Unë mund të them se sot është ngrohtë ju mund të thoni se sot është ftohtë, i mbetet qytetarëve të vendosin se kush e ka mirë, por në qoftë se unë them që kjo është fletore dhe ju thoni se është televizor, nuk mund të themi se ju mbetet qytetarëve të vendosin se a është televizor a fletore sepse kjo dihet që është fletore.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Këto deklarime u kritikuan ashpër nga partitë opozitare.

Deklarimet e Konjufcës

Kryetari i Kuvendit gjatë një interveste për media, ka kritikuar Lajçakun teksa ka folur për Asociacionin.

Deklarata më e papritshme ishte përmendja e letrës së ish-Përfaqësues së Lartë të BE’së, Federica Mogherinit, që ia kishte dërguar kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa.

Konjufca e lavdëroi Mustafën për këtë letër.

Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Ndryshe gjatë kësaj javë Vetëvendosje doli në rren. E për të kuptuar më shumë, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme