Lajçak thotë se me Kurtin në Greqi u përgatitën në detaje për takimin "me rëndësi të veçantë" më 2 maj - NACIONALE

Lajçak thotë se me Kurtin në Greqi u përgatitën në detaje për takimin "me rëndësi të veçantë" më 2 maj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i Bashimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi më 2 maj mes kryemininistrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë i rëndësishëm. Lajçak ka treguar për takimin me Kurtin në Greqi dhe për takimet e tjera që i zhvilloi gjatë javës.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar të gjitha takimet që ka zhvilluar gjatë javësë së kaluara, e që të gjitha në krye të agjendës e kishin shtete e Ballkanit Perëndimor.

Ai fillimisht ka treguar për takimet që ka pasur në Bruksel dhe në Vjenë.

Java ime e fundit filloi dhe përfundoi në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës. Në Vjenë fola për normalizimin e marrëdhënieve dhe ndikimin e tij në rajonin e gjerë gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Ëebster. U ktheva në Bruksel, pata një nga shkëmbimet e mia të rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët ndjekin nga afër rajonin dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin.” – ka shkruar ai në një shkrim në Facebook.

Më tej, Lajçak ka treguar se me kë ka biseduar në Forumin Ekonomik të Delfit për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka treguar se me Kurtin është takuar dhe janë përgatitur për takimin e ardhshëm më 2 maj në Bruksel.

U takova me kryeministrin Albin Kurti për t'u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm, dhe krahasova shënimet me ato perëndimore.” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se e ka informuar ministrin e Jashtëm të Greqisë si dhe të dërguarin e Mbretërisë s së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

"Dhe e mbylla javën time me diell, ku mora pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në qytetin antik të Delfit. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë i Ballkanit, e njeh dhe e kupton mirë rajonin dhe prandaj forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes së rajonit. Ky ishte edhe fokusi i panelit tim këtë vit. Dhe konferenca nuk do të ishte e njëjtë pa takuar kolegë dhe partnerë nga rajoni dhe më gjerë. E informova mikun tim të mirë, Ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias për të fundit e Dialogut, u takova me kryeministrin Albin Kurti për t'u përgatitur në detaje për Takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm, dhe krahasova shënimet me ato perëndimore. I dërguari i Ballkanit Lord Peach për situatën në rajon." - ka shkruar ai.

Ai ka thënë se tash do të shkojë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, unë jam përsëri në rrugë. Këtë herë po shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë për t'u takuar me një numër bashkëbiseduesish dhe për të marrë një përshtypje të dorës së parë për pikëpamjet, shqetësimet dhe ëndrrat e njerëzve në një vend që është shumë afër zemrës sime.” – ka thënë ai.

Për takimin me Lajçakun në Greqi, ka shkruar para disa ditëve edhe Kurti i cili ka thënë se me të ka biseduar për zgjedhjet në veri dhe për marrëveshjen që sipas tij, duhet të zbatohet pa vonesa.

Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit. Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa.”- ka shkruar Kurti në Tëitter.

Takimi më 2 maj

Tashmë janë konfrimuar dy temat kryesore në takimin më 2 maj me Kurtit dhe Vuçiqit.

Asociacioni dhe deklarat për të pagjeturit janë temat që pritet të diskutohen në Bruksel.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera.” – ka thënë zëdhënësi Stano.

Lajme të ngjashme