Lajçak takohet me kryetarin e PDK-së - NACIONALE

Lajçak takohet me kryetarin e PDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi.

Pas takimeve të djeshme me krerët e shtetit, sot Lajçak po takon opozitën

Priten edhe takimet kryetarin e AAK-së në 11:45, ndërsa ai do të jetë në LDK në orën 14:45.

Kujtojmë se partitë opozitare, LDK e PDK, patën vërejtje për planin franko-gjerman, për të cilin është pajtuar Kurti.

Ambasada e ShBA-ve si dhe eksponent të tjerë ndërkombëtar u shprehën të shqetësuar me deklarimet e përfaqësuesëve të Lidhjes Demokratike e Partisë Demokratike.

Mbetet të shihet nëse pas takimit me Lajçak, partitë opozitare do të deklarohen për media në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, AAK është shprehur “pro” propozimit të BE-së për marrëveshje.

Lajme të ngjashme