Lajçak për bisedat mes Kurtit e Vuçiqit: Në takimet e fundit ka pasur atmosferë respekti - NACIONALE

Lajçak për bisedat mes Kurtit e Vuçiqit: Në takimet e fundit ka pasur atmosferë respekti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimet mes kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq kanë qenë të vështira.

Megjithatë, në një intervistë për“The Pavlovic Today”, Lajçak ka thënë se në takimet e fundit atmosfera ka qenë respektuese.

“Të dy liderët e dijnë që kjo është një detyrë e vështirë, me sfida dhe përgjegjësi. Kështu që, natyrisht, të dy janë duke luftuar për interesat e tyre. Po më duhet të them gjithashtu se, në takimet e fundit posaçërsisht, kemi pasur atmosferë respekti (mes palëve). Herën e fundit, kaluam më shumë se tetë orë, ose dy herët e fundit, në një dhomë, kështu që mund të imagjinoni se është shumë e hapur.” – tha ai.

Herën e fundit, kaluam më shumë se tetë orë, ose dy herët e fundit, në një dhomë, kështu që mund të imagjinoni se është shumë e hapur.” – tha ai.

Gazetarja që e intervistoi, ia ka shtruar edhe një pyetje interesante Lajçakut, “a mund të bëhen Kurti e Vuçiq shokë”?

Lajçak thotë se shoqëria është një kategori shumë e veçantë, por se dy liderët, duhet të tregojnë respekt ndaj tjetrit, edhe në deklarata publike.

“Nuk mund ta forcosh një shoqëri. Çka është e rëndësishme në të vërtetë, është se ata respektojnë njëri-tjetrit. Dhe se ata tregojnë këtë respekt të njëri-tjetri. Sidomos, në deklarata publike, mendoj se ka vend për përmirësim.” – tha ai.

Lajme të ngjashme