Lajçak pas takimit me opozitën: I informova për procesin, takimi ka përmbushur qëllimin
Miroslav Lajça, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka qëndruar sot në Pirishtinë, kryeqytetin kosovar.
Në Kosova, ai është takuar me opozitën, pra me PDK-në, LDK-në e AAK-në. E pas takimeve, Lajçak është deklaruar për media, duke theksuar se ishte e rëndësishme të takohej me opozitën.
“Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare dhe unë takova PDK-në dhe LDK-në dhe i informova për procesin për pritshmëritë e komunitetin internacional, ata shpjeguan pozicionet e tyre e tyre partiake, pra është gjithçka përgatitje e takimit të 18 marsit. Është gjithashtu e rëndësishme që ta dëgjojnë nga unë ata dhe jo vetëm nga mediet ose parlamenti. Dhe për mua takimi e ka përmbushur qëllimin.” - deklaroi Lajçak.