Lajçak nis takimin e përbashkët me Bislimin dhe Petkoviqin - NACIONALE

Lajçak nis takimin e përbashkët me Bislimin dhe Petkoviqin

2 vjet më parë

nga Dafina Demaku

Në Bruksel ka filluar takimi trepalësh në mes të Besnik Bislimit, Petar Petkoviq dhe Ndërmjetësit Miroslav Lajçak, raporton REL.

Ky takim po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhje për pagesat me para të gatshëme, sipas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila involvon çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Takimi i sotëm do të jetë i dyti në javët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ndërsa i treti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel.

Lajme të ngjashme