Lajçak me tjetër udhëtim, pasnesër zbarkon në Kosovë e më pas edhe në Serbi - NACIONALE

Lajçak me tjetër udhëtim, pasnesër zbarkon në Kosovë e më pas edhe në Serbi

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak pasnesër zbarkon në Kosovë, kurse më pas do të shkojë edhe në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Spanjolli, në një konferencë për media pas takimit të ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka shtuar se sllovaku do të zbarkojë në vendin tonë, e më vonë edhe në Serbi për të diskutuar me palët rreth zhvillimeve të fundit.

Tutje, Borrell ftoi bandat kriminale në veri t'i heqin postblloqet e vendosura, duke përmendur faktin se qetësia duhet të kthehet.

"Kjo situatë duhet të mbarojë e barrikadat duhet të largohen. Qetësia duhet të kthehet. Këshilli qartë u ka bërë thirrje dyja palëve për qetësi dhe frenim nga veprimet e dhunshme e provokative. I kam kërkuar shteteve anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë më tepër njësite në misionin tonë të EULEX-it", tha veç tjerash Borrell në konferencë.

Lajme të ngjashme