Lajçak: Marrëveshja për Asociacionin nuk është përmbushur që 10 vjet - ka ardhur koha
Miroslav Lajçak, i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është thelbësor për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme.
I pyetur nëse Asociacioni ka kompetenca ekzekutive dhe çfarë do të thotë kur thuhet se nuk duan një Republikë Srpska tjetër në Kosovë, Lajçak është deklaruar se ende nuk ekziston dhe se çfarë do të ketë duhet të bihet dakord mes Beogradit dhe Prishtinës brenda dialog, por sigurisht në bazë të asaj që është rënë dakord në 2013 dhe 2015.
“Duhet të bien dakord për një sërë detajesh, të propozohet një statut dhe të dy palët të bien dakord për statutin, një marrëveshje nuk është përmbushur për dhjetë vjet, por këtë herë do të jetë”, tha Lajçak.
Ai ka thënë po ashtu se shumë në Kosovë kanë frikë se Asociacioni do të dëmtojë funksionimin e saj, prandaj duhet frymëzim.
“Duam t’u tregojmë se nuk duhet të kenë frikë, se këto modele ka shumë në Evropë dhe funksionojnë mirë”, nënvizoi Lajçak, raporton RTS.