Lajçak kërkon nga Kurti dhe Vuçiq të përgatiten për takimin e 2 majit: Do të prezantohet draft Statuti i Asociacionit - NACIONALE

Lajçak kërkon nga Kurti dhe Vuçiq të përgatiten për takimin e 2 majit: Do të prezantohet draft Statuti i Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi që pritet të mbahet me 2 maj mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë takim i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj.

Lajçak ka dhënë disa detaje nga ky takim, ku sipas tij do të prezantohet aneksi i marrëveshjes së Ohrit, dhe i njëjti ka kërkuar nga të dyja palët të shkojnë në takim të përgatitur.

Emisari i BE-së përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se në takim do të miratohet edhe deklarata për Personat e Zhdukur.

Me takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj, kjo është një kohë e përgatitjeve intensive. Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë një takim i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj. Agjenda do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, prezantimin e draft Statutit të parë të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi menaxhues dhe çështjet aktuale. Prandaj ne presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit.” – ka shkruar ai.

Lajçak pa ashtu ka njoftuar se për disa takime që i ka mbajtur të cilat janë të lidhura me çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, duke theksuar situatën në Veri të Kosovës.

”Në fillim të kësaj jave në Bruksel, u takova me komandantin e KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Ristuccia për të përditësuar njëri-tjetrin në fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Unë e vlerësoj bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe njohuritë e tij të vlefshme për situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në veri të Kosovës. Kam pasur një takim edhe me kryetarin e Seksionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social Dimitriadis. Unë jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tij në Dialog dhe vlerësoj përpjekjet praktike të KESE-së në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme