Lajçak kalon mbi urën e Ibrit: Hapja e urës është në dorën e dy palëve - NACIONALE

Lajçak kalon mbi urën e Ibrit: Hapja e urës është në dorën e dy palëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Çështja e urës mbi lumin Ibër sërish është bërë temë diskutimit. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili sot po qëndron për vizitë në Kosovë, ka thënë se çështje e hapjes se kësaj ure duhet të bëhet përmes dialogut.

Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, diplomati i BE-së, e ka shkelur këtë urë, duke kaluar në pjesën veriore të qytetit.

Derisa kalonte në këmbë këtë urë për t`u takuar me përfaqësues serbë të shoqërisë civile në “Shtëpinë e Bashkimit Evropian”, ai ka thënë se hapja e kësaj ure është në duar të të dy palëve.

Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendon që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Gjithçka është në dorën e dy palëve. Unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet”, ka thënë ai, raporton teve1.info

Diplomati evropian ka thënë se të dy palët duhet të pajtohem për hapjen e kësaj ure.

“Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtuar. Besoj në gjithçka që përfshinë të dy palët, duhet të merret vesh të dy palët”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pranuar se me të dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbia, Miroslav Lajçak, ka biseduar për çështjen e urës.

Kemi biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë, në regjion, për çështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në këtë pjesë të Kosovës. Gjithsesi që ka qenë temë edhe çështja e urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet kushtetuta dhe ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar se në takim është biseduar edhe për progresin e arritur në këtë pjesë të vendit.

Kemi biseduar edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet dhe është prezente në këtë pjesë të Kosovës dhe të gjithë ne do ta bëjmë maksimumin që të punojmë në dobi të paqes, prosperitetit dhe krijimit të kushteve për jetë të përshtatshme për të gjithë pa dallim, me prioritet zbatimin e ligjit”, është shprehur Hamza.

Çka tha Lajçak në Prishtinë?

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e vizitës në Kosovë e ka filluar me takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pas takimit, Lajçak ka thënë para gazetarëve se ka ardhur në Prishtinë për të shikuar rrugën përpara pas takimit që ndodhi më 2 maj.

Ai ka bërë të ditur se të hënë do të ketë një takim ndërmjet kryenegociatorëve, pra ndërmjet Besnik Bislimit e Petar Petkoviq, raporton Nacionale.

Kam ardhur në Prishtinë të diskutoj me kryeministrin Kurti e zv/kryeminsitrin Bislimi, rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit më 2 maj. Kanë qenë diskutime të rëndësishme në të gjitha aspektet, të njëjtat diskutime do ti kem edhe nesër në Beograd. Do t’i takoj Bislimin e Petkoviqin të hënën në Bruksel, kjo është e rëndësishme. Kemi marrëveshjen kemi ankesin dhe duhet të kemi mirëkuptim të qartë për hapin 1, hapin 2, hapin 3”, tha Lajçak para gazetarëve.

Do të shkojë në Mitrovicën e Veriut, dua të kem informacionet e dorës së parë atje, dhe besoj që do të kemi zgjidhje politike që do të na mundësojë të dakordohemi për zbatimin e marrëveshjeve”, tha më tutje ai.

Lajçak tha se interesi i të gjitha palëve është që të mos ketë eskalim, por normalizim të raporteve.

Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne duam të fokusohemi në normalizim, dhe duam të shangim ndonjë eskalim apo konfrontim. Kjo nuk është interes i askujt”, tha më tutje Lajçak.

Lajme të ngjashme