Lajçak ia mësyu veriut, la të kuptojë se nga Kurti nuk po merr “të kuptuar të dorës së parë” për situatën
Vizitat e tij janë të rregullta e të natyrshme, por kjo e fundit për nga natyra ishte jo edhe aq. Ndërmjetësi sllovak për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, la të kuptojë se rreth situatës në veri nuk po merr “të kuptuar të dorës së parë” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si shef i këtij shteti. Po shkoj në veri të shoh për nga afër situatën, u tha ai gazetarëve mëngjesin e së enjtes, saktësisht për këtë “të kuptuar të dorës së parë”. Dhe, kështu bëri. Së pari takoi Kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, “për të marrë perspektivën e tij të situatës” e mëpastaj ia mësyu në këmbë Urës së Ibrit, matanë të cilës e pritën përfaqësuesit politik serbë pas takimimit me të cilët u shpreh se nga ajo që ka dëgjuar “mbeta i shqetësuar/brengosur”.
Çka “kuptoi”?
Fillimisht Lista Serbe doli me një njoftim rreth takimit me Lajçakun. Njoftim i tyre? S’do shumë mend që veçse një recitim qëndrimesh të Beogradit: Themelimi i Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe dhe largimin e “menjëhershëm”të njësive speciale të Kosovës.
Për media tha diçka-diçka, por mjegullazi, ndërsa vizitës së atjeshme ia dha vlerësimin e një rëndësie të madhe për të. “Për mua ishte e rëndësishme të kalojë kohë në veri dhe të flas me njerëzit në mënyrë që të marrë përshtypje autentike rreth asaj se si qëndrojnë gjërat, cilat janë problemet dhe çfarë mund të pritet”.
Përshtypja autentike/origjinale/gjenuine?
Me këto “përshtypje autentike” ai njoftoi se po e mbyll vizitën; “me informacione të reja, përshtypje të reja”. Orë më vonë, do të lajmërohej edhe në Twitter. Ajo çfarë dëgjova në takimet në pjesën veriore të Kosovës, “më la të shqetësuar”, vazhdoi Mirslav Lajçak.]
It was important for me to again visit the north of Kosovo and talk to different interlocutors in order to get my own firsthand impression of the current situation. What I heard left me worried. We need to avoid any possibility of escalation and fully focus on normalisation. pic.twitter.com/2opeOAKsgc
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 11, 2023
“Për mua ishte e rëndësishme të vizitoja përsëri veriun e Kosovës dhe të bisedoja me bashkëbisedues të ndryshëm në mënyrë që të fitoja përshtypjen time të drejtpërdrejtë për situatën aktuale. Ajo që dëgjova më shqetësoi. Ne duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të përqendrohemi plotësisht te normalizimi”, shkroi Miroslav Lajçak.
E tëra kjo në dritën e afrimit të marrjes zyrtarisht të detyrës së kryetarëve të rinj komunal në ato zona, e që u “fituan” nga katër kryetarë shqiptarë e me bojkot pothuajse absolut të komunitetit serb.
Këtu buronte “shqetësimi” i Lajçakut, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm në Beograd me Lajçakun. Vuçiq tha çfarë Vuçiq thotë.
“Lajaçku pa vendosmërinë e serbëve për t’i bërë ballë Albin Kurtit, andaj edhe është i shqetësuar”, tha ai, ndërsa për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se po "dëshiron të bëhet hero kombëtar shqiptar".
Në Prishtinë, vetë Lajçaku dha një dikotomi të rreptë, një ose/ose: Ose do to të kemi normalizim ose do të kemi konfrontim. Kjo deklaratë u kritikua ashprë nga spektri i gjerë politik në vend si një deklarim tejet jo-diplomatik.
Në lidhje me çështjen e cila qëndron pezull në ajr, Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, Lajçak sërish prodhoi indinjatë kur e morri si të mirëqenë draft-Statutin e hartuar nga Ekipi Menaxhues, Statut ky i cili paramendon kompetenca aq të gjera sa që s’i vie erë konsiderate aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
Si lehtësues, tha ai, këtë rol kam – “të gjej terrenin e mesit”. “Bashkimi Evropian po provon të bëjë saktësisht këtë”. Por, çfarë është e pranueshme për BE’në, çfarë Asociacioni? “Të bazuar në norma evorpiane dhe vlera, që është në përputhje me modele evropiane”.
“Këtë e kemi thënë që nga fillimi”.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës dha një llogari rreth asaj se çfarë kanë qenë qëndrimet e Kurtit në takim me ndërmjetësin sllovak. “Marrëveshja Bazike të zbatohet në tërësi dhe pa kushtëzime”, ishte e para, duke lënë të kuptohet se ka kushtëzime rreth Asociacionit dhe vënies së saj si primare në nisjen e zbatimit të marrëveshjes. Prandaj, “Bashkimi Evropian të mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, përfundoi ZKM-ja./Nacionale/

