Lajçak e përmend shtatorin për takim Kurti-Vuçiq, thotë se pati 'diskutime thelbësore' me këtë të fundit - NACIONALE

Lajçak e përmend shtatorin për takim Kurti-Vuçiq, thotë se pati 'diskutime thelbësore' me këtë të fundit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se e ka përfunduar takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se kanë biseduar për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator.

Po ashtu, është diskutuar edhe për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Po ashtu, sipas Lajçak, kanë folur edhe për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut.

“Në Beograd sot, pata diskutime thelbësore me presidentin Aleksandër Vuçiq rreth takimit të radhës të nivelit të lartë, përpjekjeve për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri, po ashtu, edhe për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme